Bislimi: Nëse Thaçi e shkel Kushtetutën duke mandatuar Mustafën, do të shkarkohet

Ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, duhet të mendojë mirë për veprimet që i ndërmerr për formimin e qeverisë pa shkuar në zgjedhje.

Baby Boo

“Presidenti nuk e ka aq me lehtësi të shkel kushtetutën për me ia dhënë pushtetin Isa Mustafës, apo ndonjë tjetri. Barrën dhe përgjegjësinë do të marrë presidenti”, ka thënë Bislimi, shkruan Insajderi.

“Ka kaluar koha kur ke mundur me shkel kushtetutën dhe me pështu pa konsekueca. Kushtetuta po vendoset me u shkel për me u shkel besimi i qytetarëve. Këta po thonë po mirë edhe Kurti e ka shkelur kushtetutën që ka marrë disa masa të kufizimit të lëvizjes. Duhet me kuptuar kontekstin, ato i kemi marrë për me shpëtua jetën e qytetarëve”.

Bislimi tha se partitë tjera politike nuk po duan të njohin vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Një grup i vogël të njerëzve që dëshirojnë mos me njoft vullnetin e qytetarëve. Me këtë vendim nëse këta shkojnë me shkel kushtetutën mesazhi është i qartë. Mundeni me bërë çka dush në zgjedhje, ne në tavolinë iu marrim prapë qeverisjen. Për arsye se e kemi kushtetutën që e kontrollojmë. Kjo s’guxon me ndodhë”.