Bisedimet për Qeverinë e re, takim i ri Zaev-Ahmeti


Liderët vazhdojnë takimet me qëllim sigurimin e shumicës së re Parlamentare. Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mësohet të ketë takuar përsëri sot kreun e BDI-së, Ali Ahmeti por palët nuk japin më shumë hollësi nga takimi. Zaev mbi negociatat ka folur edhe në takimin me Ambasadoren gjermane në Shkupt, Anke Hollshtjan.

VIZRT-LSDM
“Për shkak të bisedimeve me BE-në dhe për shkak të sigurisë ekonomike nevojitet shumicë e qëndrueshme parlamentare dhe Qeveri e sigurt që do ta çojë vendin përpara”.

Negociatat po i zgjeron edhe VMRO-DPMNE-ja. Nga ky subjekt thonë se nuk kanë koment për informacionet nëse kanë përafruar qëndrime me BDI-në për shumicë të re ose jo, por kërkojnë nga LSDM-ja të dëshmojë para opinionit pretendimet se ka arritur të sigurojë shumicën e votave në Kuvend.

“Shohim se LSDM dhe Zaev thonë se kanë shumicë, por këtë nuk e konfirmojnë partitë e tjera. I bëjmë thirrje publike LSDM-së që ta bëj publik koalicionin dhe partitë me të cilat ka formuar shumicë sepse fjalët që i dëgjuam mbrëmë se kanë shumicë nuk janë bazë e mjaftueshme për Qeveri por i duhen së paku 61 deputet”- dekalroi Dimçe Arsovski, Zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në ditën e konstituimit të Kuvendit, liderët njoftuan vazhdimin e negociatave në kuadër të grupeve negociuese, megjithatë formati i tyre akoma nuk bëhet i ditur. Jo zyrtarisht ishte thënë se bisedimet për ndarjen e resorëve do të vazhdojnë në nivel nënkryetarësh por deri tani asnjë subjekt nuk ka njoftuar përbërjen e trupit për bisedime. Nga 4 gushti ka nisur rrjedhja e afatit për sigurimin e shumicës, ndërsa më 14 gusht pritet që Presidenti Stevo Pendarovski mandatin t’ia besojë partive që kanë siguruar të paktën 61 vota në Kuvend./Adrian Kerimi

Baby Boo