Bisedë me pediatrin e infektuar nga Dibra, Ylber Kokale (VIDEO)


Mjeku pediatër Ylber Kokale nga Dibra është një nga të prekurit me Covid 19. Ai po qëndron në shtëpi dhe tashmë është në ditën e 7 të vetëizolimit. Thotë se për momentin ndjehet mirë. Siç tregon Kokale, simptomat e para kur kishte dyshuar se mund të ishte prekur nga koronavirusi ishin plogështi dhe temeperaturë e lehtë. Në një intervistë të shkurtër për Alsat, ai bën apel për respektim të masave nga institucionet përkatëse dhe rekomandimeve të OBSH-së.

Zotëri Ylber, si është gjendja e juaj shëndetësore për momentin meqë jeni diagnostifikuar me virus korona?

–Kjo është një pandemi botërore dhe normalisht të gjithë popullatën, në gjithë rrozullin tokësor vjen në një situatë stresi, frike, panike. T’ju them të drejtën, përveç ditët e para që i manifestova në mënyrë simptomatologjike, gjithë ditët e ardhshme kam qenë në një gjendje shëndetësore të mrekullueshme, pa manifestim. As me temperaturë, as me kollitje, as me ndonjë plogështi. Sot, për mua në fakt është dita e shtatë pas izolimit dhe nuk ndjej asgjë. Prandaj ju kisha bë apel gjithë qytetarëve tanë, ju lutem mos bëni panik por respektoni rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë edhe normativat e OBSH-së. Pra, vijnë në konsideratë higjiena personale, vetëizolim, marrje e lëngjeve në sasi të konsiderueshme, vitamin terapi dhe nuk ka nevojë për panikë.

Gatë këtyre ditëve, po merrni ndonjë terapi të posaçme për kurim?

-Nuk ka ndonjë terapi specifike për momentin. Marrja e terapisë simptomatike është marrja e lëngjeve, ushqim të shëndetshëmë dhe kushtet higjieniko sanitare. Mbajtja e maskës, dorezave edhe kapelës. Shfrytëzoj rastin në të njejtën kohë të bëj nji apel te të gjithë punëtorët shëndetësor, nji kujdes maksimum sepse ne jemi linja e parë e frontit dhe në të ardhmen duhet të mendojmë sa për veten edhe për rrethin e gjërë dhe gjithë shoqërinë.

Pasiqë jeni mjek pediatër, çfarë do t’u kishit rekomanduar fëmijëve, gjegjësisht prindërve te tyre, si të kujdesen për fëmijët ?

-U kisha sugjeru, higjienën personale. Padiskutim edhe izolimi nga grup moshat e ndryshme të jenë në regjim shtëpiak. Llojllojshmëria e ushqyerjes, duke u ushqyer shëndetshëm të kërkojmë edhe një shëndet të mirë, marrja e vitamino terapisë. Pa diskutim, fëmijët për arsye se mungojnë në shkollimin e rregullt, prindërit e rinjë është mirë tu përkushtohen me lojra në shtëpi që edhe ata të ndjejnë kohën pak të menaxhuar ashtu siç duhet.

Baby Boo