Biseda sekrete Berisha-Clinton 1995: Çfarë i kishte propozuar Berisha presidentit Clinton për Kosovën


Në vitin 1995 ish-presidenti shqiptar Sali Berisha, ishte takuar me Presidentin Bill Clinton, në Shtëpinë e Bardhë, dhe ndër temat kryesore kishte qënë çështja e  Kosovës. FMimages.net sjellë transkriptin e bisedës për Kosovën mes ish-presidentit Berisha dhe ish-presidentit Clinton.

President Clinton: Unë e vlerësoj shumë përparimin që keni bërë, veçanërisht punën tuaj për të zhvilluar demokracinë në Shqipëri dhe për të transformuar ekonominë tuaj. Unë gjithashtu e vlerësoj rolin tuaj në politikën e Shqipërisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen tuaj për zbatimin e sanksioneve mbi ish-Jugosllavinë. Shtetet e Bashkuara po përpiqen të krijojnë bazën për paqen në ish Jugosllavi, por nuk do ta harrojmë Kosovën. Ne nuk do të kemi normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë pa autonomi të restauruar plotësisht për popullin e Kosovës.

Preidet Berisha: Unë kam qenë gjithmonë i bindur për rolin e rëndësishëm dhe të dobishëm të Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe Ballkan. Shtetet e Bashkuara nuk po luajnë rolin e policit të botës. Por është përgjegjës për ligjin dhe rendin ndërkombëtar. Të lutem prano urimet e mia në zhvillimet e fundit në Bosnje. Tani, faleminderit, ekziston një shpresë për paqen. Agjenda juaj duhet të mbështetet dhe kjo përfshin sulmet ajrore që unë e konsideroj të rëndësishme dhe plotësisht të justifikuara. Në njëfarë mënyre, sulmet ajrore kanë kompensuar embargon e armëve, e cila nuk ishte e justifikuar. Shqipëria është e gatshme të punojë ngushtë me ju dhe në veçanti për të rritur mbështetjen për udhëheqjen dhe planet tuaj.

Në të gjitha përpjekjet tona kishim mbështetjen tuaj. Ne jemi një komb i ndarë në tre shtete. Ne do të kundërshtojmë ndryshimet e kufijve nëpërmjet forcës dhe ne do të përpiqemi të mbështesim demokracinë dhe tregjet e lira për shqiptarët që jetojnë në këto shtete të tjera. Këto arritje do të sjellin 90 për qind lumturi për këta shqiptarë.

President Clinton: 90% do të ishte mrekulli! Presidenti Bush në vitin 1992 bëri paralajmërimin e tij ndaj serbëve për Kosovën dhe për shkak se ndodhi në dhjetor, pas zgjedhjeve serbët erdhën tek unë. Unë jë thashë se atyre se ky ishte një vendim i duhur. Ne po bëjmë atë që mundemi për t’i dhënë fund luftës dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet tona.

President Berisha: Megjithatë, situata në rajon është shumë shqetësuese. Kosova është nën pushtim të plotë. Fola me Sekretarin e Shtetit dhe pyeta nëse Shtetet e Bashkuara mund të marrin rolin e ndërmjetësit në negociata për të rivendosur autonominë atje. Sigurisht, që do të me pyesnin shqiptarët nëse duhet të kërkojmë më shumë. Por unë them jo, sepse duke kërkuar shumë do të thotë luftë. Paralajmërimet e Administratës së Bushit (paralajmërimet e Krishtlindjeve në lidhje me Kosovën) dhe praninë e trupave amerikane në Maqedoni ishin vendimtare për të parandaluar një përhapje të konfliktit boshnjak në jug./FMimages.net

 

 

Baby Boo