Biri i Kasamit sot nisi klasën e parë: Na bëfshin të lumtur gjithmonë ne si prindër


Duke ndarë një fotografi ku njofton se biri i tij, Aldini ka filluar klasën e parë, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka uruar fillimvitin shkollor.
Ndërkohë, ka bërë thirrje për kujdes maksimal.

“Sot është dita më e lumtur për fëmijët, dita që do të ngelet gjithmonë në kujtesën e tyre. Edhe Aldini bashkë me shumë moshatarë të tij sot hapin një kapitull të ri në jetën e tyre. Suksesi i ndjektë pafund në jetë të gjithë fëmijët, e na bëfshin të lumtur gjithmonë ne si prindër. Në këtë periudhë jo të këndshme shëndetësore ju lutemi që kujdesi të jetë maksimal! Urime viti i ri shkollor!”, shkroi Kasami në “Facebook”

Baby Boo