Bilt pret bisedime të gjata për formimin e koalicionit qeveritar i ngjashëm si i mëparshmi


Ish kryeministri suedez dhe i dërguar i posaçëm i KB-së për Ballkanin Karl Bilt shkroi në Tuiter se pas zgjedhjeve të djeshme në Maqedoninë e Veriut do të vijojnë bisedime të gjata për koalicionin qeveritar, i cili, sipas tij, do të duhej të jetë version i të deritanishmit.

“Supozoj se do të vijojnë negociata të gjata për koalicion, por sipas gjitha gjasave do të shohim versionin e qeverisë së tanishme edhe gjatë disa viteve të ardhshme, si rezultat i zgjedhjeve të djeshme”, shkruan Bilt.0

Baby Boo