Bill Gates: Nëse vaksina funksionon e paguaj unë


Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka siguruar që do të kontribuojë për të gjetur paratë e nevojshme, për vaksinën kundër COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije vetë miliarderi dhe filantropi, që vite më parë kishte njoftuar për rrezikun e një pandemie globale dhe që tani e përshkruan atë si ‘makthin e tij më të madh’.

Themeluesi i Microsoft ka thënë se është në kontakt me të gjithë programet më inovative, duke përfshirë edhe atë me të cilin ai punon në Universitetin e Oxfordit, me pjesëmarrjen e një kompanie italiane.
“Nëse funksionon unë dhe të tjerë në një konsorcium do të sigurojmë një prodhim masiv të vaksinës”, siguroi ai i intervistuar nga Times.

Baby Boo