Bill Gates i drejtohet “Kampit të miliarderëve”: Duhet të marrim masa, tani

Newly appointed Hawking Fellow, Bill Gates KBE, co-chair of the Bill & Melinda Gates Foundation, speaks after receiving the Professor Hawking Fellowship 2019 at the Cambridge Union, Cambridge, Monday October 7, 2019. The Professor Hawking Fellowship was founded by the Cambridge Union Society in 2017 and named in honour of Professor Stephen Hawking. The Fellowship is awarded to an individual who is distinguished in the fields of science, technology, engineering and mathematics (STEM) and who has made a historic and/or significant contribution to social discourse in the STEM fields. Photograph : Luke MacGregor

Edhe pse është një ndër takimet më sekrete, detaje kanë dalë nga i ashtuquajturi “Kampi i miliarderëve” që mbahet në Sun Valley në Idaho.
Miliarderi Bill Gates raportohet t’iu jetë drejtuar miqve të tij po ashtu të pasur se duhet të bëhet më shumë për të lu*ftuar ndryshimet klimatike.

Ai insistoi se problemi është real dhe mund të përkeqësohet nëse nuk merren masa të menjëhershme
Konferenca elitare vetëm për VIP-a në Sun Valley bashkon liderë të ndryshëm nga bota e filmit, teknologjisë, dizajnit dhe sporteve. Të pranishmit këtë vit do të duhet të vaksinohen ose të jenë të pajisur me një test negativ për Covid-19 të kryer në 72 orët e fundit.

Në këtë konferencë nuk lejohet hyrja e asnjë mediaje, ndërkohë që fotot janë shkrepur nga paparazët.
Mes të pranishmëve këtë vit mund të veçojmë Bill Gates, Tim Cook, Mark Zuckerberg, Evan Greenberg, Phil Knight, Jeff Bezos dhe shumë të tjerë.
Takimi do të përfundojë të shtunën me fjalimin e 90 vjeçarit Warren Buffett.

Baby Boo