Bill Gates dëshiron që vaksina kundër koronavirusit të jetë e qasshme edhe në vendet e varfra – për këtë fondacioni i tij ka investuar 70 milionë dollarë

Microsoft co-founder Bill Gates, seen above in 2018, gives high marks for social distancing efforts during the coronavirus pandemic but low marks for testing. He says he thinks large public gatherings may have to wait until there's a vaccine.

Bill Gates dhe gruaja e tij Melinda po vazhdojnë me energji të paparë të promovojnë vaksinën kundër COVID-19.
Fondacioni i tyre do të investoj 70 milionë dollarë, me qëllim që vaksina të shpërndahet njëtrajtshëm nëpër botë.

Dyshja i kanë ndarë 50 milionë dollarë për COVAX, projekt ndërkombëtar përmes të cilin duan të sigurohen që 92 vendet me varfra të kenë qasje në vaksinë, dhe 20 milionë dollarë tjerë për koalicionin për inovacione epidemiologjike.
Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka deklaruar se dëshiron të vaksinën ta marrin 7 miliardë njerëz në mbarë botën, e kohë më parë pati theksuar se vaksina e gjeneratës së dytë do të jetë më e lehtë dhe më e lirë të prodhohet.

Në anën tjetër ai është skeptik për një rikthim të shpejtë në normaliteti. Dje ka deklaruar se “para nesh është një rrugë e gjatë”, pavarësisht faktit se muajin e kaluar tha se “vendet e pasura mund t’i kthehen normalitet deri në fund të vitit të ardhshëm”.
E këto pretendime i ka mbështetu edhe drejtori ekzekutiv financiar i tij Mark Suzamn, i cili theksoi se “luftimi i plotë i pandemisë do të kërkoj përkushtimin më të madh të shëndetit publik”.

Baby Boo