BILETAT PËR NDESHJEN SHKËNDIJA-THE NEW SAINTS NË SHITJE NGA DITA E ENJTE


Kuqezinjtë e Tetovës janë gati për verë të re europiane kësaj rradhe në eliminatoret e Champions League. Kampionët do të përballen të martën e ardhshme (10 korrik) në Shkup me The New Saints nga Welsi, ndërsa me vlerë kapitale për ekipin do të jetë mbështetja nga tribunat. Shkëndija pret të ketë pas vetes si gjithmonë publikun dhe për të mundësuar të gjithëve të pajisen me kohë me bileta, të njejtat do të jenë në treg nga dita e enjte (5 korrik). Të njejtat do jenë të kategorizuara me çmime në bazë të pozicionit në tribuna, ndërsa do të shiten në disa pika përcjell Fakte.


Pikat e shitjes:

FANSHOP Shkëndija
Monaco Tobaco- Tetovë
Jugoton – Shkup
City Mall – Shkup
Online përmes MkTickets

Çmimet: 200 MKD, 400 MKD dhe 600 MKD.

Baby Boo