Bilanc tragjik në Gaza/ Shkon në 31 mijë numri i palestinezëve të vrarë, mbi 73 mijë të plagosur


Teksa konflikti mes Hamasit dhe Izraelit ka hyrë në muajin e gjatë, numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës, kryesisht nga sulmet ajrore izraelite, ka shkuar në 31.500, sipas të dhënave të Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë.

Vetëm në 24 orët e fundit, 150 palestinezë janë vrarë, ndërsa 300 të tjerë janë plagosur ndërsa 73.500 vetë janë plagosur, që nga nisja e konfliktit në tetor të vitit të kaluar.

Mirëpo, teksa forcat mbrojtëse izraelite vazhdojnë të përparojnë në terren, brenda Gazës, banorët atje janë në pritje të ndihmave.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar se anija e parë me ndihma humanitare ka mbërritur në Rripin e gazës. Janë gati 200 tonë ushqime, të dërguara me anije nga Porti i Qipros, përmes një korridori detar humanitar, që është hapur në orët e fundit.

Ndërkohë ndihmat nga ajri vazhdojnë të lëshohen mbi Gaza, për të ndihmuar edhe besimtarët në ditët e Ramazanit.

Baby Boo