Bilanc lufte për Bajram, 58 të vdekur dhe 392 të plagosur në aksidente

Bilanc lufte nga aksidentet gjatë festës së Fiter Bajramit në Turqi. Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu Agency” raporton se në ditët e festës, 58 persona kanë humbur jetën dhe 392 të tjerë janë plagosur në aksidente automobilistike që kanë ndodhur anekënd vendit.

Baby Boo

Agjencia raporton se në ditën para Bajramit, kur qindra mijëra persona nisen nga Stambolli dhe Ankaraja drejt vendlindjeve të tyre, kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur 70 të tjerë.

Në ditën e parë të festës vdiqën në aksidente 15 persona dhe u plagosën 98 të tjerë. Në ditën e dyte bilanci ishte edhe më tragjik, 17 të vdekur dhe 118 të plagosur, ndërsa në ditën e tretë dhe të fundit të Bajramit, vetëm deri në orën 17:00, 15 persona humbën jetën në aksidente dhe 106 u plagosën.

4 prej shembujve më tragjikë të aksidenteve tragjike janë ato të Eskishehirit dhe Shirnakut, ku mëngjesin e së dielës humbën jetën nga 3 persona nga e njëjta familje, në Kutahya 4 persona nga e njëjta familje dhe në Kastamonu 6 të afërm që po udhëtonin me të njëjtën makinë.

Restorant Lumare