Bilall Kasami vazhdon Me zemër për Tetovën


Kryetari i Lëvizjes Besa si dhe kandidati i kësaj partie politike për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, ka ndryshuar moton e tij elektorale pas garës në rrethin të parë të zgjedhjeve për Tetovën.
Bilall Kasami, i cili në rrethin e parë mori gjithsej 10.496 vota, do të garojë në balotazh kundër kandidates së Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi, e cila mori gjithsej 11.138 vota.

Por, kësaj radhe Kasami nuk do të garojë “Me ka krejt”, por me moton “Me zemër për Tetovën”.
Mbrëmë aktivist të shumtë të Lëvizjes Besa me të madhe filluan ta shpërndajn moton e re nëpër rrjetet sociale.
Ndryshe, rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet më 31 tetor.

Baby Boo