Bilall Kasami takon familjarët e të rënëve të 2001: “Ata na e sollën lirinë, andaj është obligim i yni tashmë që të kujdesemi për ta”


Sot në ditën e veteranëve të UÇK-së kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka takuar familjarët e të rënëve të konfliktit të 2001. Me çrast ai ka premtuar ndihmë maksimale në kuadër të kompetencave që posedon si kryetar komune.

Bilall Kasami: Sot, ftova në takim familjarët e të rënëve të konfliktit të 2001-shit, me të cilët biseduam për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen. Fatkeqësisht deri tash kanë qenë të harruar, ndërsa unë ju sigurova se do angazhohem maksimalisht që të ju dal në ndihmë në kuadër të kompetencave që kam si kryetar i Komunës!

Ata na e sollën lirinë, andaj është obligim i yni tashmë që të kujdesemi për ta.

Urime dita e veteranëve të UÇK-së!

Baby Boo