Bilall Kasami përjashton deputetin Kastriot Rexhepi nga rradhët e Lëvizjes Besa


Kryetari i partisë Lëvizja Besa- Bilall Kasami ka ndarë një postim në platformën e tij në Facebook duke njoftuar se ka përjashtuar nga rradhët e Lëvizjes Besa deputetin Kastriot Rexhepin për shkak të veprimeve të tij të fundit.

Kështu shkruan Kasami në Facebook:”NJOFTIM PËR OPINIONIN
Duke marrë parasysh veprimet e fundit të deputetit të Lëvizjes BESA Kastriot Rexhepi i cili ditë më parë nuk u paraqit në kuvend, për të mbështetur mocionin e mosbesimit të qeverisë, me çka i njëjti veproi në kundërshtim me vendimin e partisë me ç’rast dëmtoi rëndë edhe prestigjin e partisë, Lëvizja BESA, respektivisht unë si Kryetar partie, konform normave statutore përkatësisht nenit 14 paragrafit 3 pika 3.3 të Statutit të Lëvizjes BESA, anëtarin e lartëpërmendur e përjashtoj nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”

Baby Boo