Bilall Kasami: Nuk e di a do ti votojmë gjithë ministrat e BDI-së!


Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëherit kryetar i sapo zgjedhur i Tetovës, Bilall Kasami në emisionin ClickPlus në TV21, tha se e përkrahin Qeverinë aktuale.

“Përshpejtimi i procesit euroatlantik i vendit. Për ne është e rëndësishme që Qeveria duhet të vazhdojë në atë drejtim. Nuk kam pasur takim me Zaevin. Këtë javë do të takohem me të. Ne kemi marrëveshje me Zaevin, i cili është kryetar i LSDM-së. Ne morëm mandat nga qytetarët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 dhe e kemi për obligim ta vazhdojmë mandatin”, tha Kasami.

Kasami ndër të tjera theksoi se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës euroatlantike, por shtoi se duhet të ketë riorganizim të Qeverisë.

“Duhet të ketë ndryshim. Nuk jemi të sigurt nëse do të votojmë të gjithë ministrat e BDI-së.

Baby Boo