Bilall Kasami: “Mundësi të barabarta për të gjithë organizatat rinore dhe sportive pa dallim”


Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e Lëvizjes BESA Bilall Kasami, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se pas përzgjedhjes së tij si kryetar komune do të angazhohet për mundësi të barabarta për të gjitha organizatat rinore dhe sportive pa dallim. Do të përkrahim financiarisht sportistët në rritjen e potencialit të tyre dhe nxitjen e karakterit garues, ka shruar më tutje Kasami.

Postimi i plotë i Kasamit:
Nëpërmjet projekteve konkrete do të angazhohemi për mundësi të barabarta për të gjithë organizatat rinore dhe sportive pa dallim. Do të përkrahim financiarisht sportistët në rritjen e potencialit të tyre dhe nxitjen e karakterit garues.
Takim me klubin e futbollit Luboteni, kategoria e femrave!
Me zemër për Tet❤vën!

Baby Boo