Bilall Kasami: Me kryeministrin Kurti biseduam për bashkëpunimin i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut


Bilall Kasami

“Në Prishtinë, bashkë me Izetin, Afrimin, Bekimin dhe Arbenin u pritëm nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Në një ambient tepër miqësor, biseduam për zhvillimet politike në vendet tona, për bashkëpunim i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon.

Të gjithëve, bashkë, na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha”

Baby Boo