Bilall Kasami: “Këto dy muaj kërkoj mirëkuptim për problemin e ujit”


Bilall Kasami sot ka informuar qytetarët e Tetovës të cilët me ditë të tëra po ballafaqohen me mungesën e ujit, se edhe sa do të zgjatë ky problem.

Bilall Kasami ka shkruar në Facebook:

Të dashur Tetovarë, gjatë kësaj periudhe të ftohtë dimri, ne ballafaqohemi me problemin e mospasjes së ujit nëpër shtepitë tona, e gjithë kjo si pasojë e defekteve që na paraqiten kohë pas kohe, ndersa kjo vjen nga investimi joadekuat duke mos i respektuar standardet e nevojshme për këtë ujësjellës.

Përmes këtij njoftimi nuk shfajësohemi nga obligimet dhe përgjegjësitë që i kemi marrë nga verdtikti Juaj, por me sinqeritetin më të madh dua që ky njoftim të shërbej si informacion për situaten reale në të cilën ndodhemi bashkërisht.
Në vazhdimësi jemi ballafaquar me defekte të njëpasnjëshme, ndërsa gjithashtu shpreh falënderimet e mia për punonjësit e Ndermarrjes Publike Komunale, të cilet në vazhdimësi janë nëpër majat e Malit Sharr duke u munduar dhe duke dhëne maksimumin e tyre, me ato pak kushte që kanë. Gjatë këtyre ditëve duke sanuar një problem mjaft te veshtirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër, në një pikë tjetër të rrjetit të ujit.

Në rrethanat në të cilat gjendemi në vazhdimësi, unë kërkoj mirëkuptimin dhe durimin Tuaj që këto 2 muaj të mundohemi t’i tejkalojmë këto kushte. Ndërsa dua të ju siguroj se gjatë stinës së pranverës dhe zbutjen e kushteve klimatike, do të fillojmë edhe me riparimin e tërësishëm te rrjetit të ujit, dhe ky problem të zgjidhet njëherë e përgjithmonë.

Baby Boo