Bilall Kasami: “ Dy herë brenda një dite mund të mashtrojë vetëm funksionar i BDI-së”


Bilall Kasami sot pas anulimit të takimit me Jeton Shaqirin ministrin e Arsimit ka shkruar:

Dy herë brenda një dite mund të mashtrojë vetëm funksionar i BDI-së, e në rastin konkret pikërisht ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.
Për hir të informimit të drejtë të opinionit dua të njoftoj se që nga fillimi i javës për ditën e sotme kabinetet tona patën kordinuar që në ora 09:00 Ministri i Arsimit të realizojë vizitë në Komunën e Tetovës, ndërsa prej në ora 10:00 bashkërisht të zhvillojmë debatin që ishte paraparë. Sot, në ora 8:45 në komunikim me kabinetin e Ministrit ne kuptojmë se Ministri nuk do të mer pjesë në takim.

Më vjen keq që një kuadër i ri si ministri Shaqiri shumë shpejt ka marrë virtytet e shefave të tij për të nënçmuar dhe mos respektuar komunat që nuk udhëhiqen nga BDI-ja. Veprimi i ministrit Shaqiri është shembull i keq se si politika për kapriço partiake dhe mos respektim të institucioneve, po bëhet përditshmëri në veprimin politik të BDI-së

Komuna e Tetovës gjithnjë ngelet e hapur për bashkëpunim në të mirë të qytetarëve!

Baby Boo