Bilall Kasami: “Çdo ditë dera e komunës do të jetë e hapur për mërgimtarët”


Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga dita e Shtunë, komuna e Tetovës do të jetë e hapur për mërgimtarët çdo ditë.

“NJOFTIM
Të dashur bashkatdhetarë, ❤️
I’u njoftoj se ditën e Shtunë (25.12.2021), duke filluar nga ora 14:00 komuna e Tetovës do të jetë e hapur për Mërgatën, në të cilën ditë unë personalisht së bashku me ekipin tim, do t’iu mirëpresë të gjithëve duke dashur që nga afër t’i dëgjojmë idetë e Juaja, kërkesat, nevojat dhe problematikat me të cilat ballafaqoheni gjatë qëndrimit Tuaj në vendlindje. Gjithashtu të diskutojmë bashkërisht edhe për mënyrën e lehtësimit të nevojave tuaja që ju paraqiten gjatë qëndrimit në vendlindje.

Të dashur bashkatdhetarë, ne dëshirojmë që t’i ndëgjojmë nga ju edhe eksperiencat dhe të arriturat e Juaja nëpër mbarë botën, e që ato eksperienca ne të mund t’i vëndosim në funksion edhe në Tetovën tonë të dashur.
Komuna është e qytetarit, bashkë për Tet❤️vën tonë.
MIRË SE VINI BASHKATDHETARË!”, ka shkruar Kasami.

Baby Boo