BIK-U REAGON NDAJ DEKLARATAVE TË BEDRI BYTYÇIT, I CILI BËRI THIRRJE TË MOS E VARROSIN HILMI HARADINAJN

Kryeimami i Bashkësisë Islame, Sabri Bajgora, ka reaguar pas deklarimit të Bedri Bytyçit, i cili iu bëri thirrje hoxhollarëve që mos ta varrosin Hilmi Haradinajn, babain e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Baby Boo

Bajgora në një përgjigje për Insajderi, ka thënë se Bedri Bytyçi nuk është imam i Bashkësisë Islame, duke shtuar se ai vetëm e quan vetën të tillë.

“Ai nuk është imam i Bashkësisë Islame. Ve veti i thotë që është hoxhë, por nuk është”, ka thënë Bajgora për Insajderi.

Kryeimami ka shtuar se po ta kishte thënë ndonjë imam i BIK-ut, atë që e ka thënë Bytyi, automatikisht do të përjashtohej nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Po qysh nuk kishim marrë masa. Nëse ai, ose kushdo tjetër, do të ishte imam i BIK-ut, edhe e thotë një këso deklarate, automatikisht do të merreshin masa ndaj tij. Kush është ai, ose kushdo tjetër që me tregu se kush duhet me e varros e kush jo”, ka shtuar Bajgora.

Bedri Bytyçi,  që në biografinë e tij në Facebook, thotë se është imam në fshatin Fortesë të Rahovecit, për vdekjen e Hilmi Haradinajt, e ka bërë fajtor djalin e tij kryeministër, Ramushin.

“Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!”, ka thënë Bytyçi duke u bërë thirrje hoxhallarëve tjerë që të mos shkojnë për ta varrosur të ndjerin, ashtu siç kërkohet sipas praktikave islame.

“Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!”, ka shkruar Bytyçi, i cili në fotot e postuara në Facebook shihet të jetë shumë i afërt me kryetarin e partisë Fjala, Gëzim Kelmendin.

Por, ky postim i Bytycit, nuk gjendet më në Facebook-un e tij. Ai tashmë ka vendosur që ta fshijë atë, pas reagimeve të shumta ndaj tij./Insajderi.

Restorant Lumare