BIK-u kërkon paga për imamët që po ligjërojnë në burgje


Imamët të cilët ligjërojnë në burgjet e Kosovës kundër radikalizmit nuk po paguhen, ka bërë të ditur kryemami i Bashkësisë Islame (BIK), Sabri Bajgora.

Më 11 maj të këtij viti Ministria e Drejtësisë (MD) dhe BIK kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në të cilin parashihej që imamët të ligjërojnë për të burgosurit.

Mirëpo në memorandum nuk parashihej edhe pagesa e këtyre imamëve e që sipas kryeimamit Bajgora, ata bile duhet të kenë një pagesë si stimulim për punën që po bëjnë.

“Në memorandumin që kemi nënshkruar me Ministri të Drejtësisë për momentin çdo punë e hoxhallarëve është vullnetare dhe është pa pagesë, mirëpo kjo nuk do të thotë që në të ardhmen të mos mendohet që të stimulohen në një formë sepse është një detyrë jashtëzakonisht me rëndësi, ndonëse është humane në vet bërthamën e saj, por në kohën kur po jetojmë është e vështirë të stimulosh njerëzit që të jenë për një kohë të gjatë pjesë e këtij programi vullnetarë”, tha Bajgora për Ekonomia Online.

Ai tha se në mbajtjen e ligjëratave janë angazhuar 20 imam në pesë burgje derisa ka theksuar se këto ligjërata janë për të gjitha kategoritë e të dënuarve.

Baby Boo