Bien Facebook dhe Instagram, përdoruesit raportojnë për probleme të shumta


Mijëra përdorues të Instagramit dhe Facebookut, aktualisht po kanë probleme me aplikacionet e tyre dhe në kyçje në këto platforma.

Duket se Instagram ka pësuar një defekt teknik, pasi që përdoruesit nuk po mund ta përdorin aplikacionin,.

Disa përdorues në Twitter kanë raportuar se ky aplikacion nuk po punon siç duhet. Duket se aplikacioni ka rënë ose nuk po arrin të hapet te përdoruesit.

Me rastin e hapjes së faqes kryesore shfaqet një “error”. E të njëjtat probleme janë evidentuar edhe te Facebook. /Telegrafi/

Baby Boo