Bie revolta kundër propozimit francez, më shumë qytetarë në kufirin me Greqinë, se në protestat para Kuvendit


Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ka vazhduar debati për “propozimin francez” me pranimin e të cilit vendi duhet të fillojë negociatat për anetaresim në Bashkimin Evropian.
Ky propozim po kundërshtohet nga opozita maqedonase dhe po përcillet me protesta.

Mirëpo revolta dal ngadal ka filluar të bie në intenzitet, kështu që sot më shumë qytetarë janë verejtur në kolonat e krijuara në kufirin Maqedoni-Greqi, duke pritur për të shkuar në vendet turistike greke, se sa në protesta para Kuvendit.

Propozimi francez po përkrahet nga partia maqedonase në pushtet dhe nga partitë shqiptare, pa marë parasysh nëse janë në pushtet ose opozitë.
Ai pritet të miratohet sot dhe javën e ardhshme Maqedonia e Veriut bashkë me Shqipërinë të mbajnë mbledhjen e parë ndërqeveritare.

Baby Boo