Bie numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni


Për herë të parë pas fundit të muajit maj, Ministria e Shëndetësisë për katër ditë me radhë njofton se përqindja e personave të cilët rezultojnë pozitiv me COVID-19, nga numri i përgjithshëm i testimeve, është më i vogël se 10%.
Gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve me coronavirus ishte treshifror. Gjithsej 137 persona filluan betejën me coronavirusit. Numri s’është aspak i vogël, por për standardet e Maqedonisë nuk përjetohet si e madhe, për shkak se në korrik kishim me nga 200 raste për 24 orë.

Ajo që opinioni po e ndjek me vëmendje të madhe është edhe numri i testimeve. Ky numër është i rëndësishëm për shkak se sa më shumë testime aq më shumë raste të vërtetuara. Numri i testimeve është pjesë e formulës së përllogaritjes të një nga indikatorët nëse sëmundja po shuhet apo po shpërndahet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1 prilli deri sot, rezultati tregon se në katër ditët e fundit, përqindja e të infektuarve të rinj është nën 10%, që nuk ka ndodhur nga fundi i muajit maj.

Nëse të dhënat grupohen me javë, përsëri vjen një konkludim i fortë. Gjatë gjashtë ditëve të kaluara (pa rastet e sotme), përqindja e testimeve pozitive është 9.6%, përkatësisht në nga 1.000 testime mesatarisht ka pasur 96 të infektuar. Gjatë shtatë javëve të tjera, përkatësisht nga fillimi i qershori kjo përqindja ka qenë mbi 10%, madje përqindja shkon deri në 15%. Për krahasim, në javën e dytë të muajit qershor për 1.000 teste, mesatarisht kanë rezultuar pozitiv 154 pacientë.

Baby Boo