Bie numri i të inf*ektuarve me coronavir*us në Maqedoni


Për herë të parë pas fundit të muajit maj, Ministria e Shëndetësisë për katër ditë me radhë njofton se përqindja e personave të cilët rezultojnë pozitiv me COVID19, nga numri i përgjithshëm i testimeve është më i vogël se 10 përqind.Gjatë ditës së djeshme numri i të inf*ektuarve me cor*onavir*us ishte treshifror. Gjithsej 137 persona filluan betej*ën me cor*onavirusi*t. Numri s’është aspak i vogël, por për standardet e Maqedonisë nuk përjetohet si e madhe, për shkak se në korrik kishim me nga 200 raste për 24 orë. Ajo që opinioni po e ndjek me vëmendje të madhe është edhe numri i testimeve. Ky numër është i rëndësishëm për shkak se sa më shumë testime aq më shumë raste të vërtetuara.

Numri i testimeve është pjesë e formulës së përllogaritjes të një nga indikatorët nëse sëm*undja po shuhet apo po shpërndahet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nga 1 prilli deri sot, rezultati tregon se në katër ditët e fundit përqindja e të infek*tuarve të rinj është nën 10 përqind që nuk ka ndodhur nga fundi i muajit maj.

Baby Boo