Bie një veturë në Lepenc, pikërisht në vendin ku u mbytën dy policë


Një ‘Golf 2’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në shtratin e lumit Lepenc mbrëmë rreth orës 22:00. Dy udhëtarë që ishin në veturë shpëtuan.

Mësohet se personat e përfshirë në këtë aksident janë nga Hani i Elezit dhe quhen Gazmend Brava(35) dhe Xhemil Loku(29), shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, duhet theksuar se vetura nuk ra nga rruga kryesore që është 100 metra lartësi, mirëpo nga ana tjetër ku është një rrugë alternative që lidh Kaçanikun me Hanin e Elezit.

Vetura ndërkaq ishte nxjerrë nga uji nga disa qytetarë që u lëshuan afër shtratit të lumit që ishte rritur nga shirat e rrëmbyeshëm të ditës së djeshme.

E pikërisht në vendin që njihet si ‘te Kulla me çeshme’ kishin rënë edhe dy policë javë më parë. Mirëpo, ata ranë nga ana tjetër e rrugës dhe gjetën vdekjen.

Baby Boo