BIE NGA BALLKONI 17-VJEÇARJA NË VLORË


Një 17-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga ballkoni në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llakatund, dhe bëhet fjalë për shtetasen S.F e cila ka arritur të shpëtojë mrekullisht nga ky aksident.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 09. 08. 2018, në fshatin Llakatund, në banesë, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të pestë, shtetësja S. F., vjeçe 17, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Baby Boo