Bie nga 15 metra lartësi në autostradën ‘Ibrahim Rugova’: Siriani në gjendje të rëndë


Një sirian ka rënë nga një lartësi prej 15 metra gjatë mëngjesit të djeshëm në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Viktima ka rënë në këtë lartësi të rëndë, në mes dy korsive të rrugës.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Prishtinës.

“Prizren 24.02.2020 – 06:00. Raportohet se në autostradën “Ibrahim Rugova”, viktima mashkull shtetas i huaj (sirian), ka rënë nga një lartësi mbi 15 metra në mes dy korsive të rrugës dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Baby Boo