Bie në gropë të thellë 50 metra, vdes 58 vjeçari nga Kërçova


Dje rreth orës 14.00 në Stacionin Policor në Zajas është lajmëruar se në rrugën lokale për në fshatin Reçan në një gropë të thellë rreth 50 metra, është gjetur G.Xh.(58) nga Kërçova, derisa në rrugën mbi gropë ka qenë e parkuar vetura e tij e llojit “Golf” me targa nga Kërçova.

Nga ana e zjarrfikësve në Kërçovë është tërhequr trupi dhe nga ana e mjekut të Ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja.

Është kryer kontroll në vendngjarje dhe me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion./Almakos

Baby Boo