Bie çmimi i banesave në Maqedoni


Çmimi mesatar i një katrori banesor ka rënë për 4.3 për qind në pjesën e dytë të vitit 2019, në krahasim me pjesën e parë, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Sipas ESHS, rënie është shënuar edhe në Shkup, ku çmimi ka rënë për 2.8 për qind.

Statistikat thonë se vitin e kaluar çmimi mesatar i një metri katror ka qenë 44.994 denarë. Në Shkup një metër katror është shitur me çmim mesatar prej 48.204 denarëve, kurse në pjesën tjetër të vendin çmimi mesatar ka qenë 35.255 denarë. Këto çmime mesatare janë pa TVSH.

Baby Boo