Bie borë në Itali dhe Slloveni, nesër mot i ftohtë do të jetë edhe në Kosovë |VIDEO


Në qendrën e skijimit Alta Badia në Itali kanë rënë 30 centimetra borë e freskët, e lagësht, ndërsa borë bie edhe në Kredarica të Sllovenisë ku temperatura në 9 të mëngjesit ka qenë minus 3 gradë Celsius, ndërsa shtresa e borës kishte arritur në 3 cm.

Ndryshim i madh i motit ka ndodhur edhe në Kroaci, ku po bie shi i rrëmbyeshëm, ndërsa temperaturat kanë rënë për mbi 10 gradë. Gjendja më e keqe është në rajonin e Istrias, e cila gjatë natës së kaluar ishte përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme e cila ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme në objekte të shumta.

Baby Boo