Biden takohet me Netanyahun në Tel Aviv: Sulmi në spital jo nga Izraeli


Presidenti i SHBA Joe Biden ndodhet në Izrael ku u prit në aeroport nga Kryeministri Benjamin Netanyahu.

Pas mbërritjes në Tel Aviv, Biden së bashku me Netanyahun mbajtën një konferencën për shtyp ku folën për luftën.

Presidenti amerikan shprehu mbështetjen ndaj Izraelit, ndërsa sa i përket bombardimit të spitalit në Gaza ku u vranë mbi 500 persona, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se në bazë të informacioneve të tij, ky sulm nuk është kryer nga Izraeli.

“Bazuar në ato që kam parë, duket sikur sulmi është bërë nga një skuadër tjetër. Shumë njerëz aty nuk janë të sigurt”.

Joe Biden theksoi se arsyeja e vizitës së tij në Izrael është për të treguar mbështetjen e SHBA-së, teksa vlerësoi guximin e popullit izraelit.

Ndërsa Kryeministri izraelit Netanyahu falenderoi Presidentin Biden për mbështetjen dhe e konsideroi mik të vërtetë.

Hamasin, Kryeministrin izraelit e krahason me ISIS.

“Ne do ta mposhtim Hamasin dhe do ta largojmë këtë kërcënim nga jeta jonë. Bota e civilizuar duhet të bashkohet për të mposhtur Hamasin, njësoj siç bëri kur u përball me ISIS”, u shpreh Kryeministri Netanyahu.

Baby Boo