Biden si duket si arrin votat! Trump shkruan: “Një fitore e madhe”


06:43 Trump fiton në Ajoa dhe Montana

Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana.

I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana.

05:55 Vijon numërimi i votave në SHBA, Joe Biden në epërsi

Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual Donald Trump i cili vjen nga Partia Republikane dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden nga Partia Demokratike.

Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale.

Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla.

Baby Boo