Biden ia miraton shitjen e armëve me vlerë 735 milionë dollarë Izraelit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka aprovuar një shitje 735 milionë dollarë të armëve të drejtuara me precizion në Izrael.
Sipas gazetës, Kongresi u njoftua zyrtarisht për shitjen e propozuar më 5 maj – gati një javë para se të fillonte dhuna në Rripin e Gazës.

Disa nga demokratët po kritikojnë shitjen, raporton gazeta.
Një demokrat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës i tha gazetës se “lejimi i kësaj shitje të propozuar të bombave inteligjente të kalojë pa bërë presion mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim do të mundësojë vetëm një masakër të mëtejshme”.

Baby Boo