Biden ftohet ta vizitojë Ukrainën në javën e ardhshme


Ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se presidenti amerikan Joe Biden duhet të vizitojë Ukrainën, gjatë qëndrimit të tij në Evropë për samitin e NATO-s në Bruksel javën e ardhshme.
“Pse jo – është mik i mirë i imi, është mik i mirë i Ukrainës. Joe Biden, lideri botëror, që po demonstron lidershipin, pse nuk vjen për një vizitë këtu në javën e ardhshme, si simbolikë solidariteti?”, tha Poroshenko për CNN.

“Ky do të ishte një hap jashtëzakonisht i drejtë për demonstrim, që e gjithë bota është bashkë me ne kundër Rusisë”, shtoi Poroshenko.
Presidenti Biden do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, për të marrë pjesë në një samit të NATO-s më 24 mars dhe gjithashtu do t’i bashkohet një takimi të Këshillit Evropian, sipas Shtëpisë së Bardhë./21Media

Baby Boo