Biden emëron zëdhënësen e parë me ngjyrë të Shtëpisë së Bardhë


Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se Karine Jean-Pierre do të jetë kryezëdhënësja e parë me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë.
“Jean-Pierre do të zëvendësojë zëdhënësen në largim Jen Psaki, e cila do të largohet nga Shtëpia e Bardhë më 13 maj”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë. Karine Jean-Pierre ka qenë më parë zëvendëszëdhënëse.

“Karine jo vetëm që sjell përvojën, talentin dhe integritetin e nevojshëm për këtë punë të vështirë, por do të vazhdojë të udhëheqë rrugën në komunikimin e punës së administratës Biden-Harris në emër të popullit amerikan”, tha Biden.

Biden falënderoi zëdhënësen Jen Psaki, duke deklaruar se ajo “caktoi standardin për rivendosjen e mirësjelljes dhe respektit në sallën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë”. Psaki ka qenë zëdhënësja kryesore e Shtëpisë së Bardhë për më shumë se një vit që kur Biden mori detyrën në 2021. Sipas disa raporteve, Psaki pritet të marrë një rol në rrjetin televiziv MSNBC.

Baby Boo