BFI reagon për produktin me mish derri: “Është prodhuar në Serbi dhe logon “hallall” e ka siguruar atje”


Bashkësia Fetare Islame në RMV ka dalë me kumtesë në lidhje me produktin fotografia e të cilit u publikua në rrjetet sociale, dhe shihej se i njëjti kishte logon “hallall” dhe përmbajtje të mishit të derrit. Nga BFI thonë se produkti në fjalë që shitet në marketet “Stokomak” është prodhuar në Serbi dhe logon “hallall” e ka siguruar atje.

“Agjencioni për Hallall Standard në Republikës së Maqedonisë së Veriut, jemi institucioni i vetëm në vend që merret me certifikimin e produkteve sipas sistemit Hallall Standard, dhe ruajmë vlerën e logos Hallall, e ndjejmë për obligim t’ju njoftojmë se në marketet e STOKOMAK DOO Skopje, shitet një narezak prej mishi i cili e ka logon e Hallallit ndërsa në përbërjen e saj ka edhe mish derri.

“Njoftojmë opinionin si produkti i njëjtë është prodhuar në Republikën e Serbisë dhe i njëjti e ka siguruar logon atje. Si agjencion në bazë të detyrimeve kushtetuese të BFI-së dhe statutit të agjencisë për Hallall Standard, kemi bërë kërkesë direkte tek kompania në fjalë (Stokomak Doo Skopje) që urgjentisht të tërheq këtë produkt nga qarkullimi, njëherit Bashkësia Islame në Republikën e Serbisë të ndërmerr masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese”.

Shfrytëzojmë rastin të falënderojmë të gjithë besimtarët muslimanë për paraqitjen e rastit në Bashkësinë Fetare Islame të RMV, njëherit apelojmë që raste të tilla të drejtpërdrejtë të paraqiten në BFI”, thuhet në reagimin e BFI-së./Telegrafi/

Baby Boo