BFI: Qeveria nuk na ftoi në takimin me kryetarin e Ohrit dhe “Sovestin”, ja fotot e Xhamisë me minare


Bashkësia Fetare Islame nuk ka pasur ftesë nga Qeveria për të marrë pjesë në takimin që ka marrë pjesë kryetari i Komunës së Ohrit, por edhe shoqata “Sovest”, në të cilin është diskutuar në lidhje me ndërtimin e minares së Xhamisë së Ohrit – Ali Pasha, njofton Portalb.mk.

“Nuk jemi ftuar, po të na kishin ftuar me siguri do të merrnim pjesë”, thonë për Portalb.mk, nga BFI, duke shtuar se asnjëherë nuk kanë diskutuar me përfaqësuesit e Qeverisë në lidhje me këtë çështje.

Portalb.mk ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Qeverisë, Mile Boshnjakovski, i cili tha se nuk është i informuar se pse nuk kanë qenë në takim përfaqësuesit e BFI-së dhe se do deklarohet plotësisht për të njëjtën.

BFI, ekskluzivisht për Portalb.mk, ka dërguar disa fotografi të pamjes së Xhamisë së Ohrit derisa ka pasur minare, gjegjësisht deri në vitin 1972.

Baby Boo