BFI tregon kur do të hapen xhamitë në Maqedoni!


Në njoftimin e Bashkësisë Fetare Islame thuhet se ” prej ditëve të para të paraqitjes së pandemisë Covid19, duke pasur për qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve si dhe duke marrë parasysh rekomandimet dhe sugjerimet e organeve shëndetësore shtetërore, e duke u mbështetur mbi parimet fundamentale islame, vendosi për pezullimin faljeve të namazave në mënyrë kolektive në xhami”.

“Bashkësia Fetare Islame me shumë kujdes ndjek përmasimin e gjendjes shëndetësore në vend, uljen e numrit të të infektuarve nga virusi Covid 19 si dhe duke vlerësuar kërkesat e 13 Muftinive, të cilat janë të bazuara në kërkesat e xhemateve, dhe të indinjuar nga veprimet e pakujdesshme të KOM-it, që ka nxitë besimtarët islamë, Rijaseti i BFI-së, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme të mbajtur më 07. 05. 2020 solli vendimin me sa vijon: nga data 12 maj 20202, e martë, xhamitë do të jenë në shërbim të xhematit për të kryer obligimet fetare kolektive”, shprehen nga BFI.

Ata theksojnë se gjatë kohës së pezullimit të namazeve me xhemat në xhami, BFI me të gjitha organet edukative-arsimore të saja, në përpikmëri u është përmbajtur rekomandimeve të institucioneve relevante për mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

“Bashkësia Fetare Islame ka qenë i vetmi institucion fetar në vend, që publikisht ka kërkuar nga besimtarët islamë që t`u përmbahen rekomandimeve për ruajtjen e shëndetit, edhe pse për këtë askush nga organet kompetente nuk dha ndonjë vlerësim pozitiv për BFI-në, por, përkundrazi disa qarqe të afërta me pushtetin, vazhdimisht e sulmonin BFI-në dhe kreun e saj”, thonë nga BFI duke shpresuar se ku vendim i Rijasetit do të gjejë mirëkuptimin e organeve shtetërore.

Baby Boo