Bexheti: “Profiterëve të krizës duhet t’i konfiskohet fitimi” (VIDEO)


“Profiterët e krizës” që përfitojnë nga rritja e çmimeve duhet që të dënohen dhe t’u konfiskohet fitimi i padrejtë. Këtë e deklaroi sot rektori i UEJL-së, akademik Abdylmenaf Bexheti, gjatë panelit të diskutimit me temë “Kriza Energjetike dhe Inflacioni”, ku mori pjesë edhe ish kryeministri Zoran Zaev, në cilësinë e bisnesmenit. Bexheti deklaroi se shteti duhet të përforcojë kontrollet e çmimeve bazike të jetesës, pasi siç tha ai, ka disa, siç i quan ai profiter të krizave, të cilët e keqpërdorin këtë krizë dhe i kanë fryrë çmimet shumë.

ABDYLMENAF BEXHETI, REKTOR NË UEJL
“Evidencat tregojnë se krahasimisht me një vit më parë çmimet në bursë të mallrave bazike ushqimore p.sh të drithërave janë shtrejtuar 30-35 për qind, ndërkohë që te ne janë shtrejtuar 120-130 përqind, pra kjo nuk është në rregull, në këto kushte dhe në këto rrethana shteti duhet të funksionojë në të ashtuquajtur kontrollimin dhe menaxhimin e çmimeve në mënyrë më efikase, si nga prodhuesit ashtu edhe nga importuesit”.

Ndërkaq, ish kryeministri Zoran Zaevit, theksoi se kriza energjetike e cila është sot në shtet është rezultat i asaj se nuk është investuar në ndërtimin e kapaciteteve energjetike, si në kohën kur ai ishte kryeministër, ashtu edhe në qeveritë e kaluara.

ZORAN ZAEV, ISH KRYEMINISTËR
“Nëse çmimi i energjisë elektrike në bursë është 300 euro në moment, qeveria ia jep jep EVN-së me çmim 40 euro, apo rreth 50 euro, pra 50 deri 300 euro, gjashtë herë më shumë, nëse qeveria nuk ja jep me çmim 50 euro, atëherë qytetarët kanë për opsion të blejnë në treg të lirë për shtëpi, kjo d.m.th do të paguajnë gjashtë herë më shumë. Nëse në shtëpi fatura e rrymës vjen 2 mijë denarë, atëherë do t’ju vjen 12 mijë denarë”.

Përndryshe, këtë Panel diskutimi u organizua nga Parlamenti studentor dhe Asociacioni Stundetor i Universitetit të Evropës Juglindore, ndërsa pas mbarimit të fjalimit nga panelistët studentët patën mundësinë, që të parashtrojnë edhe pyetje nga më ndryshmet./SHENJA/

Baby Boo