Betimja: Asnjëherë s’kam menduar s’e do të bëhem refere, tani kjo është ëndrra ime


Në organizatën e referëve të Maqedonisë së Veriut që vepron në kuadër të FFM-së krahas shumë emrave të njohur është edhe një vajzë e cila falë pasionit për futbollin me përkushtimin më të madh është duke ndarë drejtësi në futboll. Bëhet fjalë për vashën strugane, Betime Ademi e cila që në moshën 16 vjeçare ka luajtur futboll në ekipin e AS United të Strugës, një skuadër e cila tanimë ka një përvoj mbi 10 vjeçare.

“Futbollin e kam pasur pasion që nga fëmijëra. Ishte sporti që e doja më shumë dhe për këtë ndihem krenare që që sado pak kam arritur sukses gjë këtyre viteve që isha aktive”, thotë Betmja.

Por ajo edhe pse i tha lamtumirë futbollit si lojtare asnjëher nuk u ndajt nga terreni gjelbërta pasi i vazhdon të mbetet pjesë e futbollit, por tani si refere e kategorisë së parë me sukses ndanë drejtësi edhe kampionatin e vajzave si refere që ka kategorinë e parë. “Pasioni për referimin realisht ka filluar krejtë spontanisht. Kur nuk e kisha imagjinuar veten se një ditë do të bëhesha nje refere futbolli, do te shihja veten me uniformë të referes, apo me një flamur në dorë e gjitha kjo erdhi për kohe shumë të shpejt, por ja që jeta ndonjëherë të sjell surpriza të bukura dhe kështu që jam e lumtur që tash me ka disa vite e kryej këtë profesion me nje përkushtim dhe pasion te madh”, thotë Betime Ademi.

Por kjo refere e cila ka një ardhmëri të bujshme mendon se nuk do të mbetet vetëm refere me kategorinë e parë, por do të punon edhe me përkushtim më të madh që të arrin deri tek refere me shenjën e FIFA-s “Realisht nuk është se jam një person që imagjinoj shumë se ku mund ta shohë veten në të ardhmen por si çdo sportist gjëja që me mbetet tani e tutje të bëj është të uli kokën të përkushtoem dhe të punoj akoma me shumë se deri më tani, dhe me pas të shohim se çfarë dyersh do te na hapi jeta ne te ardhmen. Por unë prtendoj në shenjën e FIFA-s dhe të ndaj drejtësi në ndeshjet ndërkombëtare”, deklaron referja Betime Ademi

Për gjithë atë që ka arritur deri më tani në sport, Betimja falënderon familjen e saj e cila e ka mbështetur në çdo momnet, por kur nuk e haron as përkrahjen e zëvendës kryetarin e organiozatës së referve në kuadër të FFM-së Ilir Sela, nga i cili ka mësuar shumë, por edhe përkrahjen e kryetarit të LFK-s së Strugës, Arben Borova dhe të gjithë ato që sadopak më kanë ndihmuar që të jem kjo që jam sot.

Baby Boo