Besnik Bislimi publikon sondazhe të reja


Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV’së), Besnik Bislimi sot ka nisur me publikimin e sondazheve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Ai ka publikuar një sondazh ku sipas tij, VV do të fitojë mbi 50 % të votave në komunën e Kastriotit.

Besnik Bislimi po thotë se këto sondazhe po e radhitin Vetëvendosjen të parën me mbi 50% të votave në nivel komunal. “Sondazhi i njëjtë! Pyetja e njëjtë! Rezultati i njëjtë! Qyteti i ndryshëm! KASTRIOTI”, ka shkruar ai.
Javë më parë Bislimi ka thënë se mbështetja për këtë parti po rritet shumë, e këtë e cilësoi si të frikshme.

Ai kishte thënë se si pasojë e kësaj rritjeje, për më shumë se një javë ka probleme me gjumë. “Mbështetja që kemi tash është paska e frikshme, është aq e madhe njerëzit kanë pritje të madhe. Ka një javë që kam probleme me gjumë se nuk e di si do t’i përgjigjemi kësaj pritshmërie. Është hera e parë që Besnik Bislmi thotë ne do të kemi kaq deputetë. Mbi 55 po”, ishte shprehur Bislimi.

Më poshtë postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10165025740250475

Baby Boo