Besimtarët ortodoks sot kremtojnë Pashkët


Besimtarët Ortodoksë sot festojnë festën më të madhe, Pashkët – Ringjallja e Krishtit, dita kur Jezu Krishti tregoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ngrit nga të vd*ekurit. Ringjallja e Krishtit u njoftua në mesnatë në të gjitha tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgji të ringjalljes.
Pashkët, ose siç njihet ndryshe “Ringjallja e Krishtit” sipas besimit ortodoks është dita kur Jezu Krishti ka shfaqur fuqinë e tij hyjnore dhe është ngjallur nga të vd*ekurit.

Kjo festë e krishtere, për besimtarët ortodoks paraqet një gërshetim të besimit dhe traditës dhe fillon të enjten para Pashkëve kur besimtarët ngjyrosin vezët e para me ngjyrë të kuqe.
Ndryshe nga viti i kaluar, kur besimtarët këtë festë e pritën në karantinë të zgjatur, këtë herë nuk do të ndodh ashtu, ngaqë autoritetet e vendit kanë shfuqizuar për sot ndalesën e lëvizjes së qytetarëve – orës policore.

Baby Boo