Besimi: “Rritja e pagave nuk ndodh me magji, duhet produktivitet më i madh në ekonomi”


“Nëse do të isha në gjendje të thoja se pagat mund të rriten për 30 për qind e më shumë, do të ishte një lajm hit edhe për qytetarët edhe për ekonominë”, tha ministri i Financave Fatmir Besimi në një paraqitje televizive.
Megjithatë, ai thotë se në mënyrë që pagat të rriten në një ekonomi, duhet të ketë produktivitet më të madh.

“Ata i marrin rrogat nga taksat dhe nga ekonomia. Produktiviteti i ekonomisë duhet të rritet në mënyrë që të ketë më shumë të ardhura dhe sektori publik të jetë më efikas në shërbime dhe gjithashtu të monitorojë rritjen e pagave dhe në sektorin privat. Nuk ka magji! Për të pasur një pagë më të lartë duhet të ketë produktivitet më të madh në ekonomi. Kur flas për fondet buxhetore. Këtu ka një dialog ekonomiko-social. Deri më tani, të paktën këtë vit, qeveria ka treguar bashkëpunim të madh. Është një temë e hapur, ndaj thashë që nuk jam adresa. Ministria e Financave thotë vetëm nëse ato politika mund të përshtaten në një buxhet të qëndrueshëm”, sqaroi Besimi.

Baby Boo