Besimi: Nga 1 korriku TVSH-ja për energjinë elektrike do të rritet nga 10 në 18%


Qeveria nuk do të tërhiqet nga synimi i saj për të rritur TVSH-në për faturat e energjisë elektrike për familjet dhe konsumatorët e vegjël në tregun e rregulluar nga 10 në 18 për qind nga 1 korriku.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Financave, Fatmir Besimi. Ai tha se ulja e TVSH-së ishte për shkak të krizës energjetike.

“Ulja e TVSH-së ishte një fazë në krizën fillestare energjetike me uljen e saj nga 18 në 5 për qind. Më pas u rrit në 10 për qind dhe kthimi në 18 për qind u zgjat deri në qershor të këtij viti. Tani ka një metodologji të re nga Komisioni Rregullativ për Energji, e cila motivon kursimin e konsumit duke vendosur tarifa katër bllok”, tha Besimi.

Ai e përshëndeti faktin që po vendosen tarifat katër bllok.

Sipas Besimit, si kompensim, Qeveria do të vazhdojë të subvencionojë kostot e prodhimit dhe furnizimit me energji elektrike, që sipas tij, është edhe një lloj kompensimi për rritjen e tatimit.

Baby Boo