Besimi: Familja është pikënisja për çdo fitore


Florin Besimi, ka publikuar një foto familjare, ku shihet bashkëshortja e tij Flora e cila është magjistre e Pedagogjisë dhe tre fëmijët e tij Sara Iliri dhe Ylli me ç’rast ka cekur se “jam i lumtur me familjen time andaj kjo është pikënisja ime për çdo fitore”. Kandidati i BDI-së dr. Florin Besimi është tepër i ngarkuar me angazhime profesionale por familjes i kushton kujdes dhe rëndësi të veçantë, edhe pse ka pak kohë për të ndarë me ta lumturia e tij fillon me familjen

Dr. Florini në rrethin e tij shoqëror është i njohur si shumë i përkushtuar si bashkëshort e prind, dhe mjaft i pasionuar për të diskutuar me fëmijët e vet për çështjet që ata i preokupojnë që nga leximi dhe mësimi, aktivitetet kulturore e sportive deri te datat e rëndësishme nacionale, simbolet dhe dashuria për gjuhen shqipe. Zhvillimi i personalitetit të gjithanshëm është motiv prindit të zhvillojë tek fëmija i vet prandaj këtë me shumë sukses e arrin edhe dr. Florini duke i inkurajuar dhe përkrahur tre fëmijët e tij të kenë vullnet për të zënë dije, për të qenë solidar dhe për të pasur qëllime fisnike në jetë.

Dr. Florini ka pasion bashkëbisedimin dhe shëtitjet e përbashkëta me familjen duke zgjuar tek fëmijët e tij kulturën e debatit tolerancën dhe durimin e dëgjimit të të tjerëve, kur shprehin qëndrime e veta. Ai ushqen tek ta ndjenjën e thellë të barazisë besimit të devotshëm me dashuri të pakufishme për familjen kombin dhe njerëzimin. Gjithsesi dr. Florini i motivon fëmijët e vet të jenë të shoqërueshëm me bashkëmoshatarët të merren me aktivitete kulturore e sportive në veçanti të lexojnë e mësojnë për kombin e vet dhe të menduarit për ato që i lexojnë dhe mësojnë jo vetëm në shkollë por edhe në familje në rrugë apo gjatë mësimit, që nesër të jenë qytetarë të denjë.

Baby Boo