Besime Imeri-Ajeti: Mësojini fëmijët se shkolla është për me mësu, jo për me u reklamu!


Një bisedë e shkurtë mes meje dhe vajzës sime pasi erdh dje nga shkolla:
Unë: A erdhe shpirt, qysh kalove?
Dilara: Erdha , po shoqet sot m’thanë “Pse ti Dilara vjen çdo ditë me një palë sandale? Çdo ditë i ke t’njejtat nuk i ndërron?”
Unë: Ee ti çka ju the zemër?

Dilara: Ju thashë që nana m’ka msu që n’shkollë vij për me msu, e jo m’i reklamu teshat. Nana m’ka thanë njejtë që edhe pak vjen vjeshta, e pas vjeshtës dimri, me ardhjen e tyne do na hyjnë kamët në këpucë e çizme, andaj ta shfrytëzojmë pak kohën e pak sandalet.
Unë: Shumë mirë iu paske thanë, t’lumtë.

Dilara: Nan, a duhet patjetër m’i ndërru çdo ditë sandalet? Se di hiq pse m’thanë çashtu: Unë t’shkyme s’i kam, edhe m’u shky ndodh, s’asht marre apo jo?
Unë: Marre shpirt asht me rrejtë, e me vjedhë, e mos me ditë, e gjithkça tjetër që ndodhë s’asht marre. Mos ki merak, ti je n’rregull. Morali krejt kësaj: Nana të dashtuna, ju lutem shumë, mësojini fëmijët modestinë.

Mos ua mësoni me fjalë e definicione, po bëhuni ju shembull për me mësu ata. Nëse ju si prindër ma shumë rëndësi i jepni dukjes së fëmijës kur e përcjellni për në shkollë, e inkurajoni për dukjen e jashtme, fëmijës ajo gjë do t’i interesojë. Por nëse e inkurajoni me fjalë motivuse, si p.sh. marrsh sa ma shumë dije, shkolla asht për me msu, në shkollë msohet, tu i anashkalu gjithmonë fjalet “hajde t’vesh nana mu dukë ma bukur sot n’shkollë, hajde nana t’rregulloj për shkollë me rroba ma t’mira, hajde nana sot veshim këto e këto se dje i pate këto e s’ban e kështu e ashtu, do të bëhet një fëmijë modest dhe do ta kuptojë qëllimin e shkollës.

Përpara se me ia mësu Nike, Adidas, Puma, e çka jane të tjerat që i bije as nuk e di çfarë firme i ka trenerkat, madje këte e ka msu prej shoqeve të klasës në shkollë, mësojini që gjuha shqipe na mëson shkrim e lexim, matematika mbledhje, zbritje, shumëzim, pjestim, që shkenca natyrore na mëson natyren, etj, etj.

Tashti s’po them m’i dërgu thojntë pa pre, e dëmbët pa larë, se këto janë baza e pastërtisë! Po ama duhet njëherë e përgjithmonë me e largu paragjykimin që “po s’u duke mirë t’qeshin!” Ime bijë prap sot shkoi me sandale në shkollë, me po të njejtat që ishte dje, pardje, e n’pranverë. E ka me shku derisa t’fillojë i ftohti

Baby Boo