BESHLIEV: Zvogëlohet këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Rusisë


Të dhënat të cilat i marrim nga Rusia tregojnë se është zvogëluar këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Rusisë, deklaroi drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe Rusisë, Dejan Beshliev.

Midis tjerash, kjo ulje i referohet konkurrencës së pavolitshme të çmimit të lakrës së hershme, nga fillimi i vitit.

Në tribunën e sotme dhe trajnimin për menaxherët e Maqedonisë për “Karakteristikat e tregut rus dhe strategjinë e suksesit (potencialin, mundësitë, realizimin), Beshliev theksoi se krahas punëve vijuese, tribuna është organizuar me qëllim që të gjendet zgjidhje për rritjen e këmbimit tregtar midis Shkupit dhe Moskës.

“Të dhënat të cilat i marrim nga pala ruse tregojnë se kemi ulje të këmbimit tregtar për rreth 9,7 për qind, me ç’rast eksporti i Maqedonisë shënon ulje prej rreth 23 për qind”, theksoi Beshliev, duke potencuar se në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar vlera e eksportit ka qenë 41 milionë dollarë, ndërsa këtë vit në periudhën e njëjtë është 31,1 milionë dollarë.

Ai theksoi se ky është tregues se duhet alarmuar, të shqyrtohet se çfarë po ndodh dhe të punohet së bashku me kompanitë dhe partnerët e tyre nga Rusia me qëllim që të gjendet modul se si të përmirësohet kjo, duke shprehur bindje se gjendja me të vërtetë do të ndryshojë.

“Në këmbimin e numrave të theksuar, nuk hyjnë energjensat. Megjithatë këmbimi i përgjithshëm që vitin e kaluar ishte rreth 201 milionë dollarë, shpresojmë deri në fund të vitit do të jetë përafërsisht i njëjtë ose do të tejkalohet”, tha Beshliev.

Në pyetjen nëse në zvogëlimin e këmbimit midis Maqedonisë dhe Rusisë ka pjesëmarrje ndalesa e përkohshme për produkte të caktuara, ai u përgjigj se arsyet janë ekonomike, duke përmendur se të dhënat kanë të bëjnë vetëm me fillimin e vitit.

Baby Boo